Napoli ka zvogëluar çmimin e sulmuesit, Arkaduisz Milik për vetëm 35 milionë euro.
Në javët e fundit Manchester United ishte i lidhur me polakun, mirëpo “Napolitanët” kërkuan 60 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Por, raportimet e Tuttomercato kanë zbuluar se “Napolitanët” janë të gatshëm ta shesin Milik gjatë verës, andaj do pranojnë ofertën me vlerë 35 milionë euro.
Milik gjatë kohës kur ishte duke luajtur për Bayer Leverkusen ka pranuar se do dëshironte të luaj për Manchester United dhe kjo dëshirë mund t’i plotësohet në verë.
Trajneri i “Djajve të Kuq”, Ole Gunnar Solskjaer është admirues i lojtarit, andaj ka kërkuar nga klubi që ta transferojë në “Old Trafford”.
Pos gjigantit anglez, interesim për Milik ka edhe Schalke 04 dhe Milan.
Milik këtë sezon për Napoli-n ka shënuar nëntë gola./arbresh.info.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...