Në 12 vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kosovës, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka komentuar situatën aktuale politike në vend, derisa e ka quajtur mocionin për rrëzimin e qeverisë, të turpit.
Haxhiu ka deklaruar se është i vështirë ndryshimi i Kushtetutës pasi që për këtë duhen 2/3 e votave, derisa ka folur edhe për Listën Serbe.
“Natyrisht që dëshira jonë, e imja ka qenë qysh edhe në atë kohë që kushtetuta të buronte nga populli e për të, të kishte referendum, të pyeteshin qytetarët e republikës së Kosovës për aktin më të lartë juridik sepse tek e fundit kushtetuta është një kontratë që shteti e ndërton një marrëdhënie me popullin. Fatkeqësisht nuk ka qenë ashtu, pra pjesë dërmuese e kushtetutës së Kosovës…. Aktualisht në kushtetutën e Kosovës, shpesh e kanë bërë jofunksional Republikën e Kosovës, prandaj ju e përmendët me të drejtë normën, dispozitën kushtetuese që për ta ndryshuar këtë kushtetutë duhet 2/3 edhe të partive që përfaqësojnë qytetarët ose komunitetin jo shumicë në Kosovë, kështu që e ka bërë të vështirë që në kushtetutën tonë të kemi ndryshime thelbësore, ndryshime që janë në interes të qytetarëve në përgjithësi të Republikës së Kosovës. Kjo në atë kohë është bërë në kuadër të diskriminimit pozitiv, por unë nuk kam gjetur ndonjë vend si Kosova që të ketë dispozita të cilat e bëjnë jo funksional. Pra për ta ndryshuar kushtetutën është jashtëzakonisht e vështirë dhe për sa kohë që Republika e Kosovës, gjegjësisht Kuvendi i Kosovës ka një subjekt politik i cili është dal nga negociatat me Serbinë, por që dirigjohet nga Beogradi. Duke qenë kështu, unë e shoh tepër të vështirë, vetëm në qoftë se ne si institucione të Republikës së Kosovës punojmë me komunitete në veçanti për ta integruar komunitetin serb dhe të tjerat në Republikën e Kosovës, pastaj përfaqësuesit e tyre të jenë persona të cilët e pranojnë Republikën e Kosovës dhe punojnë për të ardhmen dhe të mirën e republikës tonë”, ka shtuar ajo në T7.
Haxhiu thotë se në Kosovë ka probleme të shumta me ligje, pasi që në për to nuk mundet të ketë referendum as në kuvend.
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...