Për Ditën e Kushtetutës, ka folur edhe ish-ministri i Drejtësisë, tanimë deputet i PDK-së, Abelard Tahiri.
Me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, Tahiri ka thënë se tradita e respektimit të aktit më të lartë juridik, po prishet nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, transmeton arbresh.info.
“Ky konceptim me paramendim i Kushtetutës së Republikës sonë, përmes një rrafshi marksist që i sheh ligjet si ngrehina e instrumente të sundimit, sot është pikëpamja dominuese e këtij kryeministri mashtrues. Pra, këtë e kishim kryeministër deri më tani. Por gjithsesi se Kushtetuta është më e madhe dhe më e fuqishme se një kryeministër mashtrues në ikje”, ka shkruar mes tjerash Tahiri.
Postimi i plotë i Tahirit në Facebook:
Nuk është vetëm dimensioni i supremacisë juridike ndaj akteve të tjera, ajo çfarë e bën Kushtetutën tonë një instrument të qëndrueshëm e të plotfuqishëm, por janë parimet më të larta të demokracisë, legjitimitetit të pushtetit dhe ruajtjes e garantimit të të drejtave të njeriut ato që e bëjnë këtë Kushtetutë, referencën tonë të përditshme e që i japin asaj vlerën që ka si akt juridik.
Sot, përderisa shënojmë Ditën e Kushtetutës, duhet vlerësuar trajektoren e institucioneve tona që kanë vepruar mbi bazën e saj, e që përmes saj kanë mundësuar ngritjen e Republikës në rangun e një shteti bashkëkohor, demokratik e progresiv. Por së fundmi, traditën e respektimit të parimeve të Kushtetutës po e nëpërkëmbë kryeministri në ikje Albin Kurti. Këtij kryeministri në ikje që e shkeli kushtetutën disa herë e seç herë e më thellë, sot i takonte të kërkojë falje për veprimet kundër kushtetuese e jo të thurë epitete ndaj saj.
Por ai një gjë të tillë nuk e bën dot as sot, përkundrazi. Me një postim në Facebook, Albin Kurti dëshmoi se pikëpamja e tij mbi kushtetutën tonë, si një “ngrehinë” e pakuptimtë, e pabarabartë dhe e mangët, është vetë burimi i nxitjes së tij për ta shkelur atë me të dyja këmbët. Prandaj ai nuk shkelë vetëm procedurat e saj, por duke shkelur procedurat e saj, ai shkelë triumfalisht mbi rendin liberal që ka përthekuar kushtetuta jonë. Ky konceptim me paramendim i Kushtetutës së Republikës sonë, përmes një rrafshi marksist që i sheh ligjet si ngrehina e instrumente të sundimit, sot është pikëpamja dominuese e këtij kryeministri mashtrues. Pra, këtë e kishim kryeministër deri më tani. Por gjithsesi se Kushtetuta është më e madhe dhe më e fuqishme se një kryeministër mashtrues në ikje.
Prandaj, Urime Dita e Kushtetutës!.
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç
Foda beson se Kosova është në rrugën e duhur, falënderon tif...