Google ADS

Lady Gaga: Mezi pres të bëhem nënë

14:44 | 9 Prill 2020
Arbresh Info

Lady Gaga tashmë ka pushtuar industrinë e argëtimit me suksesin e saj në muzikë dhe së fundmi me rolin e saj si aktore në filmin “A Star is Born”.

Tani, 34-vjeçarja ka pikëpamjet e saj për një kapitull të ri në jetë – me shpresën për të krijuar një familje.

“Unë jam shumë e entuziasmuar që të kem fëmijë”, ka thënë Gaga për revistën InStyle. “Mezi pop res të bëhem nënë”.

Këngëtarja dhe tekstshkruesja aktualisht është duke e përgatitur albumin e saj të gjashtë , Chromatica, e cila tregon se nuk e ka ndërmend të ndalet kur është fjala për karrierën e saj.

Sidoqoftë, pasi pranoi se mezi po pret të krijojë familje dhe se tani është e gatshme për martesë, Gaga – e lindur si Stefani Germanotta – do t’i realizojë këto kur të ketë krah saj një partner të duhur.

“Më shumë muzikë, më shumë filma, më shumë bamirësi me fondacionin ‘Born This Way’. Unë dua të bëj më shumë filantropi”, vazhdon ajo.

Dhe megjithëse kujdesi për veten është një punë në zhvillim e sipër, Gaga është gjithashtu e gatshme të bëjë pjesën e saj kur bëhet fjalë për politikën.

“Unë besoj se ne kemi fuqinë të vendosim se si duket kultura e këtij vendi. Ne kemi fuqinë të vendosim se si merremi me shoqërinë. Dhe ne nuk kemi nevojë të vendosim shumë fuqi në duart e ndokujt. Unë mendoj se të gjithë e dimë për kë nuk do të votojmë”, ka thënë ndër tjerash 34-vjeçarja.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme