Me të filluar rastet e para të Covid 19 në Kosovë dhe kur OBSh shpalli pandemi globale, tërë menaxhmenti dhe stafi i KEDS u mobilizuan që të japin maksimunim që furnizimi me energji elektrike të jetë stabil në Kosovë dhe mos të mungojë.
Kjo periudhë nuk ka qenë e lehtë, por me dedikimin e madh të stafit është punuar pandërprerë për të mbajtur sistemin energjetik të balancuar.
Puna në KEDS, më shumë se kurdoherë është e një rëndësie të lartë. Është thelbësore për mirë funksionimin e spitaleve, ujësjellësit, fabrikave që sot prodhojnë pajisje të nevojshme medicinale dhe mbrojtëse, për median që na mbanë të informuar, e poashtu edhe për furnizim me rrymë të pajisjeve elektronike që na mundësojnë komunikimit tonë të përditshëm duke punuar nga shtëpia apo për komunikim me më të dashurit tonë.
Falënderim të veçantë për punëtorët tonë që janë në terren, për ata që punojnë në sportele për konsumatorë, ata të Qendrës së Thirrjeve që orientojnë kërkesat e konsumatorëve, të Qendër të Kontrollit të Rrjetit që menaxhojnë tërë rrjetin nga distanca, për punëtorët që vazhdojnë punën në zyrë e për ata që punojnë nga shtëpitë e tyre. Rezualtati i punës së secilit ka bërë që furnizimi të jetë i pandërprerë dhe të ketë dritë në ambientet tona, jo vetëm deri tash, por edhe në javët dhe muajt që do të vijnë./arbresh.info
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...