Google ADS

Spitalit të Kumanovës i shtohet edhe një automjet për ndihmë të shpejtë

14:08 | 9 Prill 2020
Arbresh.info

Nga Spitali i Kumanovës thonë gjatë kësaj periudhe të krizës me coronavirusin, Ndihma e Shpejtë është forcuar me kuadro ndërsa nga Qeveria kanë marrë edhe një automjet dhe momentalisht kanë dy automjete për bartjen e personave të infektuar.

Drejtori Faruk Alili thotë se prioritet kanë personat që janë të infektuar me coronavirus, por edhe të gjitha rastet tjera urgjente si aksidente, infarkte, pacientë me sëmundje në zemër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Puna e Ndihmës së Shpejtë vazhdon pa ndalesa, dhe mund të them se numri i thirrjeve është zvogëluar. Kemi dy ekpie në qytet dhe dy ekipe që janë për njerëzit me Covid-19. Punonjësit kanë pajisje mbrojtëse. Edhe ata pacientë që janë n ë Repartin infektiv në spitalin e Kumanovës barten në Shkup me automjetet tona, dhe e njëjta bëhet nëse nga Shkupi lëshohen për shërim shtëpiak. Ndihma e Shpejtë e kryen transportin”, tha Alili.

Ai shton se ordinancat stomatologjike nuk punojnë tani dhe të gjithë punonjësit kanë leje për lëvizja gjatë orës policore.

Në Kumanovë aktualisht ka 130 të infektuar me cornavirus ndërsa tashmë disa njerëz kanë humbur jetën. Në mesin e të infektuarve ka edhe mjek dhe personel mjekësor.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme