Nënkryetari i komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari ka bërë të ditur se pacienti i dytë nga kjo komunë i infektuar me COVID-19 është shëruar plotësisht, ndërsa po ashtu njoftoi se nga karantina kanë dalë fshati Dumnicë dhe Llaushë.
Rudari u ka bërë thirrje banorëve të këtyre fshatrave dhe të gjithë komunës së Podujevës që t’u përmbahen rekomandimeve të IKSHP-së dhe institucioneve të tjera, që sa më lehtë dhe pa pasoja për shëndetin ta përballohet kjo sfidë.
Ndryshe, këto dy fshatra kanë qenë në karantinë që nga 15 marsi, kur është konfirmuar personi i dytë me coronavirus.
Lexoni të plotë postimin e Rudarit:
“Të dashur qytetarë,
Kam kënaqësinë të ndaj me ju lajmin e mirë se sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u informuam për shërimin e plotë të pacientit të dytë të infektuar me COVID-19 nga Komuna e Podujevës, kurse familja ku kishim personat e infektuar do të vazhdojë të qëndrojë në vet-izolim.
Lajmi tjetër i mirë është se nga ky moment është hequr masa e karantinës për fshatrat Dumnicë dhe Llaushë.
Me këtë rast apeloj te banorët e këtyre fshatrave dhe të gjithë Komunës së Podujevës t’u përmbahen rekomandimeve të IKSHP-së dhe institucioneve të tjera, që sa më lehtë dhe pa pasoja për shëndetin ta përballojmë këtë sfidë.
Rrini në shtëpi!”
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?