Ambasada e Gjermanisë në Republikën e Kosovës ka uruar qytetarët dhe institucionet shtetërore në 12-vjetorin e miratimit të Kushtetutës.
Përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook, Ambasada gjermane ka theksuar se Kushtetuta është themel i zbatimit të demokracisë dhe gur themeli i zhvillimit të vendit në rrugën drejt integrimit në Evropë.
“Ambasada gjermane në Prishtinë uron të gjithë qytetarët e Kosovës dhe institucionet shtetërore me rastin e Ditës së Kushtetutës së Kosovës, 9 Prill! Kushtetuta e Republikës së Kosovës është themeli për zbatimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut, dhe gurthemel i zhvillimit të vendit në rrugën drejt integrimit evropian”, thuhet në postimin e tyre.
Ambasada gjermane, po ashtu ka përmendur kuptimin e asaj çfarë do të thotë respektim i Kushtetutës, në kohën kur vendi përballet me një krizë si kjo me COVID-19.
“Duke pasur parasysh rrethanat e vështira të krizës aktuale me COVID-19, respektimi i Kushtetutës nënkupton një bashkëpunim të ngushtë dhe konstruktiv midis të gjitha institucioneve shtetërore të Kosovës, si dhe përgjegjësi të akterëve të tij politikë për të ruajtur vendin dhe qytetarët e tij. Kushtetuta është e qartë në kërkesën e saj që Republika duhet t’i shërbejë mirëqenies së të gjithë qytetarëve, siç thotë në nenin 2 ‘Sovraniteti i Republikës së Kosovës buron nga populli, i përket popullit dhe ushtrohet në përputhje me Kushtetutën’. Gëzuar ditën e Kushtetutës!”, thuhet në postimin e ambasadës.
Barcelona merr lajme të mira, dy futbollistë të rëndësishëm ...
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, lëndohen dy fëmijë
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Tjetër lëndim tek Real Madridit, Camavinga i shtohet listës ...
Çitaku nesër mban konferencë për media
“Është zbehur festimi i festave kombëtare”-Historiani përmen...