Gjatë ditës së martë, në qytetin e Gjilanit ishte arrestuar një pjesëtar i Policisë së Kosovës me gradën toger.
Togeri në fjalë, pjestarë i Policisë së Kosovës kishte shërbyer në fshatin Zhegër të Gjilanit, e dyshohej se mund të ishte i infektuar me COVID-19, prandaj edhe i ishte kërkuar të vetizolohej. Pavarësisht kësaj ai ishte gjetur në orët e mbrëmjes në një kazino në fshatin Karaçevë të komunës së Kamenicës, shkruan arbresh.info.
Sipas njoftimit që kishte bërë IPK-ja, thuhej se, togeri jashtë detyrës zyrtare nuk kishte përfillur urdhrin e qeverisë kundër koronavirusit.
Drejtori për Siguri në Institutin për Studime Ndërkombëtare, Bedri Elezi, ka komentuar rastin e suspendimit të togerit nga komuna e Gjilanit, duke e quajtur si një mesazh të mirë për bashkpunimin në mesë të PK-së dhe IPK-së.
“Arrestimi dhe njëherit suspendimi poashtu edhe fillimi i hetimeve ndaj komandanitit të stacionit policor në Artanë nga Inspektoriati Policor i Kosovës, për mos zbatimin e vendimve të qeverisë së Kosovës për kufizimin e lirirsë së lëvizjeve për shkak të pandemisë, mendoj se është një mesazh i mirë për bashkpunimin në mesë të PK dhe IPK. Por, ne këtë problem e shohim si veprime jo profesionale, ngase bazuar në këto informacione, atëher me të drejtë lindë pyetja se cilat kanë qenë veprimet policore për aktivitetet e ndaluara të lojrave të fatit, ku edhe është arrestuar ky zyrtarë policor”, ka thënë Elezi.
Elezi, po ashtu ka deklaruar ëse këto informacione qëndrojnë se komandani i i stacionit policor me garden toger, edhe më heret ka qenë i suspeduar për veprime të ngjajshme.
“Në rast se qëndrojnë këto informacione se komandanti i stacionit policor me garden toger, edhe më heret ka qenë i suspeduar për veprime të ngjajshme, në interes është të sqarohet se si një zyrtarë policor i dyshuar për vepra penale, ka udhëhequr një stacion policor, të paktën deri ai të shpallët i pafajshëm nga gjykata kompetente. Ne mendojmë se Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati duhet të veprojnë në menyrë të koordinuar për raste të tilla, dhe kështu të ngrisin besimin e qytetarëve të Kosovës për zabtimin e drejtësisë edhe tek zyrtarët të institucioneve për zbatimin e ligjit”, ka deklaruar ai.
Ndërkaq, njohësi i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë për arbresh.info se ky zyrtar ka shkelur ligjin dhe dispozitat ligjore dalur nga Qeveria e Kosovës dhe Instiutit të Shendetësis, dhe ky veprimi Policisë së Kosovës, ka dhënë një pasqyrë të mirë tek qytetarët e Kosovës.
“Inspektorati Policor i Kosovës ka filluar hetimet mbi një zyrtarit të Policisë së Kosovës, që nuk ka përfillur urdhrat bazuar në vendimet qeveritare lidhur me pandeminë Covid 19. Pra nga ky zyrtar kemi shkelje të ligjit, dispozitave ligjore të dalur nga Qeveria e Kosovës dhe Instiutit të Shendetësis. Ky veprim i një Polici të Kosovës ka dhanë një pasqyrë jo të mirë për qytetaret e Kosovës sepse Policia është garant i zbatimit të ligjit dhe shkelje të tilla në këtë kohë janë një model i keq edhe për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Shala./E.Ballazhi/arbresh.info
Suspendohet togeri që u arrestua, u gjet në kazino derisa i ishte kërkuar vetizolimi
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend