Google ADS

Shkenca amerikane: vaksinimi do t’i jepte imunitet njerëzve, do kishin luftuar më të lehtë me COVID-19

12:54 | 9 Prill 2020
Arbresh Info

Coronavirusi është përhapur shumë më shpejtë nëpër Kinë sesa që ishte menduar, thuhet në njoftimin e një grupi hulumtuesish nga SHBA-të, të cilët mendojnë se është e domosdoshme prodhimi një vaksine që do t’i jepte fund pandemisë së COVID-19.

Çdo person që është infektuar gjatë epidemisë në Wuhan, sigurisht se ua ka bartur virusin 5,7 personave, është thënë në një analizë matematikore të publikuar ngas laboratori nacional në Los Alamos.

Është një përqindje dy herë më e madhe krahasuar me atë që e ka publikuar Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe autoritetet në vende të ndryshme të botës, raporton Bloomberg.

Bazuar në të dhënat e epidemisë në Kinë, hulumtuesit bëjnë të ditur se nëse këto të dhëna do të ishin valide edhe për pjesën tjetër të botës, pandemia zor se do të kontrollohej në një mënyrë siç e kanë parashikuar qeveri të ndryshme.

Sipas përqindjes së kalkulimeve që janë bërë në studim, për t’u luftuar virusi rreth 82 për qind e popullatës do të fitonin imunitet nëse do të vaksinoheshin, thuhet ndër tjera në hulumtimin e ekipit të Los Alamos.

Qeveritë në mbarë botën janë duke u munduar ta gjejnë një mënyrë si dhe kur duhet dalë nga masat kufizuese, kurse në pjesë të caktuara të Kinës ato janë rikthyer.

Afro një milionë e gjysmë njerëz në mbarë botën janë prekur nga COVID-19, përfshirë edhe rastet e fundit në Kinë që janë cilësuar si asimptomatik. /Telegrafi/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme