Kina – shteti ku filloi pandemia e koronavirusit – ka marrë masa të reja për parandalimin e infektimeve asimptomatike të virusit për shkaktimin e valës së dytë.
Edhe pse rasti i infektimeve ka filluar të zbresë nga shkurti kur Kina izoloi disa qytete, zyrtarët kanë bërë thirrje për kujdes të vazhdueshëm në mënyrë që të parandalohet një valë e re e virusit.
Nga 63 raste të reja, 61 janë udhëtarë që hyjnë në Kinë nga shtete të huaja, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.
Përveç rasteve asimptomatike, njerëzit që e bartin virusin dhe nuk kanë asnjë simptom klinike si temperatura dhe kollitja.
Për shkak të dhjetëra rasteve asimptomatike, Kina ka marrë masa të reja.
Institucionet shëndetësore duhet t’i paraqesin rastet asimptomatike në afat kohor prej dy orësh nga zbulimi i tyre.
Autoritetet lokale duhet t’i identifikojnë të gjithë personat që kanë qenë në kontakt të afërt me të infektuarit në afat prej 24 orësh.
Pacientët asimptomatik do të dërgohen në karantinë prej 14 ditësh dhe do të llogariten si raste të konfirmuara nëse fillojnë të shfaqin simptome.
Po ashtu, në karantinën dyjavore do të jenë edhe ata me të cilët kishin kontakt të afërt, transmeton lajmi.net.
Në fillim të javës po ashtu është krijuar edhe platforma e re telefonike “We Chat” e cila u mundëson njerëzve të verifikojnë nëse ndonjëherë kanë udhëtuar me tren ose aeroplan të ulur pranë ndonjë transmetuesi asimptomatik të virusit që më vonë është konfirmuar si rast i infektuar.
Autoritetet shëndetësorë të Kinës më herët kanë paralajmëruar se dy të tretat e pacientëve asimptomatik më vonë kanë shfaqur simptoma të infeksionit me koronavirus.
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...