Duka: Shifrat e fundit në Dibër na japin shpresë

11:29 | 9 Prill 2020
L G

Tre dtëtë e fundit në Dibër nuk është regjistruar asnjë rast i ri me koronavirus, dhe kjo jep shpresë në gjithë qytetin edhe pse Dibra vazhdon të mbetet rajon i rrezikuar, tha kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka në emisionin ‘Enter’ në TV Shenja.

Rajoni i Dibrës është i pari që u ballafaqua me koronavirusin në gjithë territorin e vendit dhe gjendja e jastëzakonshme është shpallur gati një muaj para se e njëjta masë të mirrej për gjithë vendin.

“Mirë jemi në përgjithësi, por ende jemi si regjion i krizës. Na i ngjall pak shpresat sepse kohët e fundit të ri të infektuar. Së fundmi kemi edhe 13 teste nga të cilët presim rezultate. Pra të dhënat para katër ditëve: 49 të infektuar, aty ka mbet numri, katër fatkeqësisht kanë ndërruar jetë, 16 janë të shëruar tash 100% me teste të njëpasnjëshme negative, kurse 29 janë në mjekim shtëpiak dhe janë me shenja të lehta klinike”, deklaroi Duka.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme