Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe sot ka vazhduar me vizita në qytete të ndryshme të Kosovës.
Ai sot ka vizituar komunën e Malishevës ku është pritur nga kryetari, Ragip Begaj, shkruan arbresh.info.
Pas takimit i pari i Qeverisë tha se ky qytet ka 30% të të prekurve me koronavirus në Kosovë.
“Komuna e Malishevës i ka diku rreth 3% të popullsisë të shtetit tonë por mbi 39% të të infektuarve me Covid 19. Unë u shpreha ngushëllime për qytetarin e infektuar e që ka ndërruar jetë dhe shërim për të tjerët qytetarë të prekur për të cilin ne po punojmë”, tha ai.
Kurti paralajmëroi gjithashtu shtim të masave të kufizimit.
“Si Institucione qendrore dhe komunale duhet të bashkëpunojmë sa më shumë që sa më pak të shpërndahet Covid 19, prandaj edhe do ë na duhet t’i shtojmë masat e kufizimit e për këtë Begaj e Vitia do të jenë në kontakt të vazhdueshëm që të mos lejojmë rritjen e numrit të të prekurve me koronavirus”, shtoi Kurti.
Ndryshe sipas Institutit të Shëndetësisë Publike, Malisheva është komuna me numrin më të madh të të prekurve me koronavirus në Kosovë.
Deri tani ky numër ka shkuar në 66. /arbresh.info/
Koronavirusi në Kosovë, 66 raste në Malishevë e 25 në Prishtinë
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...