Në kushtet kur orari i punës së administratës është nga ora 08:00 – 14:00 dhe kur punonjësit shkojnë për të punuar një ditë ministrja e Financave, Nina Angelovska, mendon se pagat e administratorëve duhet të ulen.
Në një intervistë për Alsat, kur u pyet për mundësinë e uljes së mundshme të pagave në mesin e punonjësve të administratës publike, Angelovska tha: “nga një këndvështrim solidariteti, pavarësisht nëse unë mendoj se duhet të mbajë një pjesë të barrës dhe administratës, definitivisht mendoj se duhet të ulen”.
Ajo tha se do të ketë edhe shkurtim të sasive të parave të parashikuara për shpenzime këtë vit.
““Kur flas për shkurtim prej 6,5 miliardë denarëve, dua të them për të gjitha institucionet për shpenzimet rrugore, shërbimet e kështu me radhë. E dini se u miratoi edhe vendimi për ndalim të furnizimeve publike që nuk lidhen me koronavirusin. E kam fjalën për shpenzime kapitale, blerje të pajisjes së caktuar, automjete, etj”, tha Nina Angellovska.
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...