Covid-19: Gjermanët thonë se Italia dhe Spanja vuajtën për shkak të qeverisjes së dobët

09:34 | 9 Prill 2020
Trina Galanxhi

Gati gjysma e gjermanëve mendojnë se problemet e Italisë dhe të Spanjës në raport me krizën e koronavirusit, lidhen kryesisht për shkak të qeverisjes së dobët.

Një sondazh i kryer në Berlin ka kundërshtuar thirrjet e Romës, Madridit dhe disa kryeqyteteve të tjera të BE-së të lëshojnë një fond të përbashkët borxhi, të quajtur si bono-korona, për të trajtuar pasojat ekonomike që pos jell kriza, transmeton portal arbresh.info

Kjo ka sjellë një mosmarrveshje që ka penguar ministrant e financave të bllokut që të arrijnë një marrëveshje mbi një strategji të përbashkët pas bisedimeve të gjata në fillim të kësaj jave.

Sondazhi i mbajtur online mes dative 5 dhe 6 prill nga Redfield & Wilton Strategies me qendër në Londër, zbuloi se 45 përqind e të anketuarve janë dakord se problemet koronavirus me të cilat përballen Spanja dhe Italia janë “kryesisht për shkak të qeverisjes së dobët të tyre”. Vetëm 22 përqind nuk pajtohen me deklaratën.

Mjeku shqiptar në Itali: Koronavirusi lë pasoja pas

Megjithatë, sondazhi ka zbuluar se 55 përqind pajtohen se “Gjermania duhet të bëjë të pamundurën për të ndihmuar Italinë dhe Spanjën në mënyrë ekonomike, pasi të vendet janë goditur më shumë nga pandemia”.

Qeveria gjermane ka këmbëngulur që është e gatshme të mbështesë sasi të mëdha të ndihmës financiare të BE-së për të zgjidhur krizën, por ajo ka sugjeruar se shumica e kësaj duhet të vijë përmes Mekanizmit Evropian të Stabilitetit (ESM), fondit të shpëtimit të eurozonës./arbresh.info/

 

Të ngjashme