Thaçi: Kushtetuta jonë është dokumenti i mbrojtjes së integritetit të qytetarëve

09:21 | 9 Prill 2020
Arbresh.info

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar ditën e aprovimit të Kushtetutës së vendit, si e arritur shumë e madhe shtetërore pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Thaçi me anë të një postimi në  profilin e tij në Facebook, ka thënë se Kushtetuta e Kosovës shpreh më së miri qenësinë e shtetit dhe shoqërisë së Kosovës, shkruan arbresh.info

Presidenti, po ashtu ka shtuar se Kushtetuta është dokumenti më prestigjoz i ruajtjes dhe mbrojtjes së integritetit të qytetarëve.

Postimi i plotë nga presidenti Thaçi:

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, aprovimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës më 9 prill 2008, si akti më i lartë juridik, ishte e arritur tjetër për shtetin tonë, krahas njohjeve ndërkombëtare që erdhën nga demokracitë më të zhvilluara të botës.

Kushtetuta e Kosovës, që shpreh më së miri qenësinë e shtetit dhe shoqërisë sonë, është dokumenti më prestigjioz i ruajtjes dhe mbrojtjes së integritetit të qytetarëve tanë, të institucioneve tona, prandaj të gjithë e kemi për obligim moral dhe ligjor ta respektojmë me përpikëri.

Gjithë qytetarëve të Kosovës u shpreh urimet më të mira në Ditën e Kushtetutës!.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme