Reperi i njohur Gold AG, i ka dhënë fund beqarisë.
Ai së fundmi i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar martesën, këtë e ka bërë të ditur imami nga Shqipëria, Ahmed Kalaja, të cilin reperi Arian Agushi e kishte zgjedhur që ta kurorëzoj me rite fetare, shkruan portali arbresh.info
“Kaq e kishte edhe Goldi… Shumë i gëzuar shumë i privilegjuar që e dirigjova Nikahun/ Kurorëzimin/ Celebrimin e vëllait tim; Arjan Agushit, Gold AG edhe kisha nderin tja uroja i pari; BAREKALLAHU LEKUMA… Allahu ju bekofte, lumturofte, te mira e bekime e bashke si ketu edhe ne boten tjeter! U trashegofshi me miresi begati e kenaqesi te Zotit! Amin!”, ka shkruar ai në urimin që i ka bërë reperit me rastin e kurorëzimit të tij.
Ndonëse është bërë publike sot, data që ka vendosur në mbishkrimin e fotos tregon se dyshja i kanë dhënë fund beqarisë me datë 5 Mars.
Për partneren e tij nuk dihen shumë detaje, përpos faktit se është shqiptare dhe jeton prej vitesh në Zvicër./ arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...