Fshati Smrekonicë i Vushtrrisë po vazhdon të ketë situatë të rëndë me të prekurit nga koronavirusi, derisa ende nuk është marrë vesh burimi i infektimit të banorëve të fshatit.
Fshati i cili është i futur në karantinë të plotë, ka shënuar edhe 4 raste të reja me koronavirus.
Në anën tjetër, edhe Malisheva që po kalon situatë të vështirë me koronavirusin ka shënuar dy raste të reja në fshatin Banjë.
Gjithashtu Prishtina e Mitrovica e Veriut kanë shënuar nga dy raste të reja, ndërsa Bllaca e Suharekës, Gjurgjeviku i Klinës, Krojmiri i Lipjanit dhe Zveçani kanë nga 1 rast të ri.
“Rastet pozitive të sotme janë raste kontakti, katër (4) prej tyre me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri, dy (2) me vendbanim në Banjë- Malishevë, dy (2) me vendbanim në Prishtinë, dy (2) me vendbanim në Mitrovicë të Veriut dhe me nga një (1) rast vendbanimet Bllacë-Suharekë, Gjurgjevik-Klinë, Krojmir-Lipjan dhe Zveçan.”, thuhet në komunikatën e IKPSHPK-së
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...