Në Komunën e Rahovecit vazhdon dezinfektimi i rrugëve dhe hapësirave publike

21:24 | 8 Prill 2020
Arbresh.info

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Rahovec nëpërmjet kompanive të kontraktuara ka vazhduar sot për herë të dytë me aksionin e dezinfektimit të rrugëve dhe të hapësirave publike në qytetin e Rahovecit duke vazhduar me rrugët dhe hapësirat publike në fshatrat e Komunës së Rahovecit.

Ky dezinfektim është pjesë e masave mbrojtëse të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së infeksionit Covid 19./arbresh.info

Të ngjashme