Senatori Bernie Sanders sot u tërhoq nga gara presidenciale në SHBA.
Tani përballja direkte do të jetë Joe Biden – Donald Trump, transmeton portali arbresh.info.
Njohësi i çështjeve kulturore e politike amerikane, Flurim Arifi thotë se ne si Kosovë nuk duhet të shfaqim ekzaltim dhe të përkrahim Joe Biden, por të jetë një përkrahje 50 me 50, pasi që me rëndësi është miqësia me amerikanët.
“Pas një gare teje interesante në mes Demokratëve ???, ku sot përfundoj gara për Senatorin Berni Sanders. Tani më e kemi kandidatin e demokratëve, Joe Biden i cili do të garojë kundër Presidentit Trump. Kjo do të jetë një garë tej intenzive dhe jo e zakonshme. Demokratët në njërën anë kanë me u munduar me unfikue partinë, pas procesit zgjedhor i cili nuk ka qenë aspak i lehtë. Kurse Presidenti Trump do të vijojë të bëjë atë që bënë më së miri, one man show”, shkruan ai.
Tutje Arifi vlerëson se president do të rizgjidhet Trump.
“Prandaj tani ne ?? ?? para se të kalojmë në ekslatim total drejte përkrahjes ndaj Badenit duhet që t’i llogarisimi mirë rëndësin e kësaj garë. Këshilla ime është që në duhet me qenë objektiv edhe të kujdesshëm, përkrahja duhet me qenë 50/50 për dytë kandidatët. Për në është me rëndësi miqësia e përhershme me ??????. P.S. unë prap besoj që Trumpi do të jetë President ?? pas kësaj garë, ky është vetëm vlerësimi im”.
Zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbahen në nëntor të këtij viti./arbresh.info/
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...