Google ADS

Rio Ferdinand zbulon reagimin e Ronaldo-s, pasi humbi penalltinë në finale të Ligës së Kampionëve

20:22 | 8 Prill 2020
Arbresh Info

Legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand ka zbuluar reagimin e Cristiano Ronaldo-s kur Manchester United fitoi finalen ndaj Chelsea-s në vitin 2018.

“Djajtë e Kuq” mposhtën Chelsea-n me rezultat 6 – 5 në penallti, pasi koha e rregullt mbaroi me rezultat të barabartë 1 – 1, transmeton portali arbresh.info.

Në atë ndeshje ishte portugezi që humbi gjuajtjen nga pika e bardhë dhe reagimin e pesë herë fituesit të Topit të Artë që nuk e kanë zënë kamerat e ka zbuluar Ferdinand.

“Ishte pjesë e madhe në ndeshje. Kishte sezon të pabesueshëm, lojtari i vitit. Mendoj se ishte lojtari më i mirë në botë atë sezon gjithashtu”.

“E humbi penalltinë. Ai vetëm ra në tokë dhe filloi të qajë. E dinte sa e rëndësishme ishte dhe e humbi mundësinë”, deklaroi ai.

Pas asaj fitore Ronaldo humbi në finale ndaj Barcelonës, pastaj u transferua te Real Madrid me të cilët bëri historinë duke fituar plotë katër herë garën me prestigjioze në botë./arbresh.info.

Të ngjashme