Lojtarët e Real Madrid pranojnë zvogëlimin e pagesës

18:56 | 8 Prill 2020
Arbresh Info

Lojtarët e skuadrës së Real Madrid si në futboll ashtu edhe në basket kanë pranuar t’iu zvogëlohet paga gjatë tërë vitit për 10-20%.

Shkaku i pandemisë së koronavirusit çdo skuadër ia ka zvogëluar pagesat lojtarëve në mënyrë që të mos i heqin nga puna punëtorët e tjerë, transmeton portali arbresh.info.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe sot (e mërkure) me “Mbretërit”.

https://twitter.com/footballespana_/status/1247929238176612354

Pandemia e koronavirusit vazhdon të shkaktojë tmerre në tërë globin ngase ka mbi një milionë të infektuar ndërsa mbi 80 mijë kanë vdekur./arbresh.info.

https://twitter.com/InfiniteMadrid/status/1247929504380719106

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme