Mustafa Şentop: Turqia nuk do t’i lë vetëm vëllezërit nga Ballkani

18:58 | 8 Prill 2020
Arbresh.info

Sot gjatë ditës Turqia ka dërguar ndihma lidhur me luftimin e Covid-19 nëpër shtetet fqinje të Ballkanit, përfshirë Kosovën.

E kryetari i Parlamentit turk Mustafa Şentop ka thënë se Turqia nuk do të lë vëllezërit e saj në Ballkan të përballen të vetëm me koronavirusin e ri, transmeton portali arbresh.info.

“Avioni ushtarak kargo me ndihma mjekësore për Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Mal të Zi u nis nga Ankara. Turqia do të zgjasë gjithmonë dorën e ndihmës për vëllezërit”, shkroi ai.

Për të pranuar kargon i pranishëm në Aeroportin e Prishtinës ishte ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ministri i Infrastrukturës Lumir Abdixhiku si dhe ambasadori turk në Kosovë, Çağrı Sakar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme