Pacolli ngushëllon ministren Hajdari për humbjen e babait

18:08 | 8 Prill 2020
Arbresh.info

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli i ka shprehur ngushëllime, ministres në detyrë të Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjik, Rozeta Hajdari dhe familjes së saj për humbjen e babait.

Pacolli poashtu ka thënë se është për çdo lëvdatë angazhimi i saj deri në fund të orarit të punës, pavarësisht rastit në familje.

Postimi i plotë:

Ministres Rozeta Hajdari dhe familjes saj i shprehi ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e babait, Hajdar Hajdari. Është për çdo lavdatë angazhimi i saj deri në fund të orarit të punës, pavarësisht rastit në familje./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme