Miqtë e mirë shihen në ditë të vështira.
Kështu u shpreh Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia nga Aeroporti i Prishtinës ku pa për së afërmi një donacion ndihma të ardhur nga Turqia.
“Sot jemi me një ngjarje që sot tregon miqësi më një betejë me pandeminë e koronavirusit. Jemi këtu me Ambasadorin e Turqisë e me ministrin Abdixhiku. Sot nga populli turk na ka ardhur një ndihmë e konsiderueshme për popullin e Kosovës që të përballemi më lehtë. Miqtë e mirë shihen në ditë të vështira”, u shpreh ministri Vitia
E ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar tha se ky donacion ka ardhur me kërkesën e Presidentit të Turqisë Erdogan.
“Sot ne jemi këtu për ti ndarë këto ndihma që janë nisur me kërkesën e presidentit Erdogan. Në muajin e kaluar Presidenti i Kosovës ka shprehur një kërkesë që ne ti ndihmojmë Kosovës. Siç e din Presidentët e dy vendeve kanë realizuar një telefonatë dhe pastaj është nënshkruar një marrëveshje të grantit mes dy vendeve. Jemi të lumtur që ju kemi përgjigjur Kosovës. Në këto ditë po e kujtojmë edhe njëherë se sa e rëndësishme është të qëndrojmë pranë miqve tanë. Ne mesin e ndihmave janë dorëza, maska si dhe teste për verifikimin e sëmundjes së Koronavirusit si dhe respiratorë”./arbresh.info/
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para