Në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) qeveria e Francës, planifikon të ndjekë njerëzit nëpërmjet aplikacionit të celularëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministri përgjegjës për Çështjet Dixhitale, Cedric O, në deklaratën për gazetën Le Monde, tha se në kuadër të projektit “StopCovid” që qeveria ka vendosur të zbatojë, do të zhvillohet një aplikacion për celularët, kështu që njerëzit do të mund të ndiqen në mënyrë dixhitale dhe se me këtë rast do të mund të identifikohet se me kë ka kontaktuar personi.
Ai tha se aplikacioni në fjalë nuk do të jetë i detyrueshëm për të gjithë.
O tregoi se aplikacioni do të punojë me teknologjinë e bluetooth. “Kjo teknologji është në qendër të projektit evropian i zbatuar nga Gjermania, Franca dhe Zvicra”, tha zyrtari francez.
Haxhiu takon ushtaret për 28 Nëntor: Me gratë që reflektojnë...
Endriti publikon foto të Ismail Qemalit dhe Hashim Thaçit: A...
Historike: Kosova për herë të parë në vendin e 99-të
“E kam duet me Sala Jasharin”, Rovena këndon para banorëve k...
Biden po përgatit paketën e ndihmës ushtarake prej 725 milio...
“Kam ardhur nga Anglia për të festuar në Vlorë”,...