Google ADS

Edhe 219 raste me koronavirus në Serbi, shënohen edhe katër viktima

15:40 | 8 Prill 2020
Arbresh.info

Serbia ka shënuar një rritje të madhe të të infektuarve me koronavirus.

Sipas informacioneve të fundit, gjithsej 219 raste të reja të infeksionit me koronavirus janë regjistruar në Serbi deri sot në ora 15.00, duke çuar kështu në total numrin prej 2.666.

Nga raporti i fundit deri në ora 15.00, u testuan mostrat e 1.135 personave, nga të cilët 219 ishin pozitiv, ndërsa 1.705 pacientë u shtruan në spital.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe katër të vdekur ose 65 në total.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme