Von Cramon thërret BE-në t’ia heqë vizat Kosovës

15:30 | 8 Prill 2020
Arbresh.info

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon ka kërkuar që qytetarëve të Kosovës t’iu sigurohet liberalizimi i vizave.

Von Cramon përmes një postimi në Twitter ka shkruar se kjo gjë është dashur të ndodhë moti.

“Liberalizimi i vizave për Kosovën është dashur të ndodhë moti. Secili e di këtë gjë”, ka shkruar.

Ajo ka shtuar Këshilli Evropian duhet t’ia japë dritën e gjelbër qeverisë në Kosovë rreth kësaj çështjeje të rëndësishme, “sa më shpejtë të jetë e mundur”.

“Liberalizimi i vizave për Kosovën është dashur të ndodhë moti. Secili e di këtë gjë. Ajo ka shtuar Këshilli Evropian duhet t’ia japë dritën e gjelbër qeverisë në Kosovë rreth kësaj çështjeje të rëndësishme, “sa më shpejtë të jetë e mundur. Qytetarët e Kosovës e kanë merituar”.

Të ngjashme