Google ADS

Lushtaku: PDK dhe bizneset lokale në Skenderaj do të ndihmojë rreth 300 familje me gjendje jo të mirë ekonomike

15:12 | 8 Prill 2020
L G

Ish-kreu i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka bërë të ditur se partia së cilës ai i takon, PDK –dega në Skenderaj, do të ndihmojë rreth 300 familje me gjendje jo të mirë ekonomike, në këtë kohë pandemie.

Lushtaku përmes një postimi në Facebok, ka thënë se kryesia e degës së PDK-së në Skenderaj, së bashku me koordinatorët e terrenit dhe kryetarët e nëndegëve, sot  ka mbajtur takimin e fazës së dytë lidhur me nevojën për ndihmë rasteve që kanë gjendje jo të mirë ekonomike, në këtë kohë të pandemisë si pasojë e përhapjes së virusit Covid-19.

Sipas tij, shpërndarja e pakove ushqimore do të bëhet  gjatë fundjavës.

“Koordinatorët së bashku me kryetarët e nëndegëve kanë hartuar një listë prej rreth 300 familjeve, të cilat kanë nevojë për ndihmë me pako ushqimore në këtë kohë krize. Falënderoj anëtarë e PDK-së në Skenderaj dhe bizneset lokale për përkrahjen e këtij aksioni të vullnetit të mirë. Pres që gjatë fundjavës të fillojë shpërndarja e pakove ushqimore për këto familje. Në këtë kohë të pandemisë, duhet të kemi durim, ta mbajmë distancën dhe pastërtinë, të lëvizim vetëm për gjërat e domosdoshme duke respektuar udhëzimet e Institutit të Shëndetit Publik”, ka shkruar Lushtaku./arbresh.info

Njoftimi i plotë:

Sot kryesia e degës së PDK-së në Skenderaj, së bashku me koordinatorët e terrenit dhe kryetarët e nëndegëve, ka mbajtur takimin e fazës së dytë lidhur me nevojën për ndihmë rasteve që kanë gjendje jo të mirë ekonomike, në këtë kohë të pandemisë si pasojë e përhapjes së virusit Covid-19.

Koordinatorët së bashku me kryetarët e nëndegëve kanë hartuar një listë prej rreth 300 familjeve, të cilat kanë nevojë për ndihmë me pako ushqimore në këtë kohë krize. Falënderoj anëtarë e PDK-së në Skenderaj dhe bizneset lokale për përkrahjen e këtij aksioni të vullnetit të mirë.

Pres që gjatë fundjavës të fillojë shpërndarja e pakove ushqimore për këto familje. Në këtë kohë të pandemisë, duhet të kemi durim, ta mbajmë distancën dhe pastërtinë, të lëvizim vetëm për gjërat e domosdoshme duke respektuar udhëzimet e Institutit të Shëndetit Publik.

Këtë situatë do ta kalojmë së bashku! SL

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme