Mbrojtësi italian i Lazios, Francesco Acerbi, ka theksuar se ai nuk është i frikësuar nga koronavirusi, pasi që ka përjetuar situata edhe më të tmerrshme më parë në jetën e tij, si kur i kishte vdekur babai dhe kur ishte diagnostikuar me kancer në testikuj.
31-vjeçari tani vlerësohet si njëri ndër mbrojtësit më të mirë në Serie A dhe në fillim të këtij viti arriti ta bëjë debutimin e tij për ekipin kombëtar të Italisë, transmeton Gazeta Express.
Mirëpo, në vitin 2013, Acerbi ishte përballur me një të ardhme të vështirë, pasi që testet mjekësore në parasezonin e Sassuolos zbuluan se ai e kishte një tumor në testikuj. Në mars të vitit 2014 ai zbuloi se jeta e tij nuk ishte më në rrezik, pas trajtimeve të kemoterapisë.
Megjithatë, ai tani thotë se kishte qenë pikërisht kjo betejë ajo që ia kishte kthyer atij vullnetin për jetë, pasi që kishte pasur vështirësi ta përballojë vdekjen e babait të vet gjatë kohës sa ishte në Milan, në sezonin 2012/13.
Pas kësaj përvoje të hidhur jetësore, mbrojtësi tani është mësuar me vështirësi dhe ka thënë se nuk frikësohet nga koronavirusi.
“Do të ishte fantastike ta fitojmë titullin me Lazion, por shëndeti është më i rëndësishëm. E di këtë mirë, më besoni. Prioriteti ynë është të dalim nga kjo periudhë e tmerrshme”, ka thënë Acerbi.
“Nuk mendoj se do të dal nga kjo situatë si një njeri tjetër sepse unë i kam përjetuar disa gjëra serioze, duke filluar nga tumori im. Por, edhe para asaj kohe, kisha përjetuar situata të tmerrshme edhe disa herë të tjera më parë”.
“Unë e di çfarë do të thotë të ngrihesh sërish në këmbë. Unë mund të jem i pavetëdijshëm, por nuk i frikësohem koronavirusit”.
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...