Google ADS

Të martën mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga PDK-ja

14:37 | 8 Prill 2020
L G

Të martën më 14 prill në Kuvendin e Kosovës pritet  të mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirru nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Lajmin e ka bërë të ditur  për arbresh.info Valmir Klaiqi nga PDK

Sipas tij, të premten do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ndërsa të martën pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, dje gjatë vizitës në komunën e Ferizajt, ka thënë se ka iniciuar që ditën e premte të mbahet një seancë e jashtëzakonshme, ku tha se është një pako prej 320 milionë euro që do t’i ndihmojë punonjësit në sektorin privat./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme