Një studim i kryer nga një aplikacion në telefonat e mençur (smartphone) ka treguar se gratë flenë më gjatë se burrat, por zgjohen më pak të lumtura.
Studimi i kryer në mbi rreth 950 mijë njerëz është titulluar “cikli i gjumit”. Ai është kryer në 47 shtete dhe pjesë e tij kanë qenë moshat mes 18 dhe 55 vjeç dhe studimi zgjati një vit.
Studimi tregoi se gratë në Indonezi flenë 35 minuta më shumë se meshkujt. Ata janë ndjekur nga gratë në Arabinë Saudite dhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Gratë në Japoni flenë për rreth pesë minuta më gjatë se burrat. Japonia është një vend ku burrat dhe gratë shkojnë në të njëjtën kohë për të fjetur, raporton AA.
Hulumtimet tregojnë se shumica e grave në mëngjes zgjohen më shumë të brengosur se meshkujt. Gratë që janë më pak të lumtura janë ato në Japoni, Korenë e Jugut dhe Singapor.
Megjithatë, gratë në Australi Kanada, Kinë, por edhe në Kolumbi, Portugali dhe Ukrainë janë më të lumtura gjatë zgjimit,
Meshkujt që zgjohen më të lumtur ditën e dielë janë ato që zgjohen në Meksikë.
Edhe Turqia është ndër vendet ku femrat flenë më gjatë dhe në të cilën burrat janë më të lumtur gjatë zgjimit.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...