Suarez mirëpret transferimin e Neymar dhe Lautaro

13:31 | 8 Prill 2020
Arditë Shkodra

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka deklaruar se lojtarët si Neymar dhe Lautaro Martinez do të jenë gjithnjë të mirëpritur në klub.

Neymar është lidhur vazhdimisht me një largim nga Paris Saint-Germain këtë verë, me një rikthim në Camp Nou që dukej mjaft i përfolur.

Sulmuesi i Interit Martinez ndërkohë ka shijuar një sezon të shkëlqyer në Serie A dhe raportohet se ka tërhequr vëmendjen e katalanasve teksa kërkojnë një pasues të Suarez, i cili po afron në vitin e fundit të kontratës së tij, përcjell lajmi.net.

“Është e vështirë të flitet për lojtarët sot. Siç është situata në botë sot, duke folur se kush mund të vijë është disi e ndërlikuar”, tha Suarez për Mundo Deportivo.

“Por unë mund të flas për lojtarët që ata janë dhe ata janë lojtarë të mëdhenj. Natyrisht Ney, të gjithë e njohin atë dhe ne e dimë vlerësimin që kemi për të në dhomën e zhveshjes. Ai ka ende për të dhënë dhe do ishte i mirëpritur”.

“Lautaro është një lojtar që është rritur shumë në Itali, ai është një ‘nëntë’ që ka lëvizje që janë spektakolare dhe që pasqyron sa i shkëlqyeshëm është një sulmues”, u shpreh Suarez.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme