Dyzet vullnetarëve ju dha doza e parë e vaksinës, e cila dha rezultate të shkëlqyera te kafshët. Rezultatet e para të testit, të kryera nga kompania Biotech Inovio, janë planifikuar për në fund të verës.
Dyzet vullnetarë në Shtetet e Bashkuara e morën dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit që është në fazën e eksperimentimit.
Është një përbërës i përgatitur nga kompania amerikane Biotech Inovio, e cila nisi testimin në njerëz pas marrjes së konfirmimit nga Agjencia e Ushqimit dhe Barnave.
Eksperimenti i financuar pjesërisht nga fondacioni Bill dhe Melinda Gates dhe Koalicioni për epidemi pritet të ketë sukses pas rezultateve pozitive te kafshët.
Vullnetarët, të zgjedhur në Filadelfia dhe Kansas City, do të marrin dozën e dytë të vaksinës, të quajtur Ino-4800, për katër javë, shkruan Corriere dell’Umbria.
Sfida për kompaninë është të prodhojë një vaksinë brenda 12-18 muajve.
Përgjigjet fillestare imune të dyzet vullnetarëve dhe të dhënat e sigurisë së studimit priten në fund të verës.
Në atë pikë, Inovio planifikon të fillojë studimet e efikasitetit.
Paralelisht, kompania po përpiqet të rrisë prodhimin e Ino-4800 dhe planifikon të përgatisë një milion doza deri në fund të vitit për studime të mëtejshme, në pritje të udhëzimeve adekuate dhe financimit.
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër