Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, vizitoi sot Komunën e Vushtrrisë, ku u prit nga kryetari saj, Xhafer Tahiri, së bashku me nënkryetarin, Besim Muzaqi, kryesuesi i Kuvendit, Nasuf Aliu, si dhe anëtarët e Shtabit të Emergjencave, komandantit të policisë, kapiten Kovaçi, drejtoreshës së QKMF-së, Zahiti etj, njofton arbresh.info
“Kryetari i komunës, Tahiri, e falënderoi kryetaren Osmani që ka zgjedhur ta vizitojë Vushtrrinë, sikur tha ai, në ditën më të rëndë të saj, pasi edhe tetë qytetarë të kësaj komune u konfirmuan si të infektuar me Covid 19.
Ai po ashtu e njoftoi kryetaren Osmani me hapat që shtabi emergjent dhe komuna po i ndërmarrin për menaxhimin e krizës së pandemisë, përfshirë dezinfektimin e të gjitha hapësirave publike, reduktimin e stafit, caktimin e Shkollës së Policisë si objekt karantinimi, angazhimin për mbarëvajtjen e mësimit online dhe sidomos me gatishmërinë që t’u ndihmohet familjeve në nevojë dhe bizneseve”, thuhet në njoftimin për media.
Osmani, nga ana e saj, theksoi përkushtimin e saj dhe të Kuvendit që në këtë kohë të vështirë të ketë koordinim ndërmjet institucioneve qendrore dhe komunave. Ajo kërkoi edhe një herë që në këtë kohë pandemie të merret shembulli i organizimit solidar në Vushtrri, për tu bërë bashkë në betejën ndaj pandemisë.
“Është dëshmuar që investimi në shëndetësi është i domosdoshëm për mirëqenien e shtetit”, tha Osmani.
Sipas saj, kjo situatë do të na ndihmojë të kuptohet më mirë roli dhe kontributi i punonjësve shëndetësorë në shoqëri.
“Kosova ka kaluar kohë të vështira edhe më parë, por i ka tejkaluar ato, ngase ka pasur solidaritet moral e politik”, tha Osmani.
Ajo tha se do t’i lusë deputetët e Kuvendit që ata të jenë sa më afër institucioneve lokale dhe qytetarëve gjatë krizës së pandemisë./arbresh.info/
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut