Veseli: Lajm i mirë për Kosovën , renditet 54-ta në performancën e sundimit të ligjit

11:26 | 8 Prill 2020
L G

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK), Kadri Veseli, ka thënë se në raportin e fundit të Indeksimit të Sundimit të Ligjit të sapo nxjerrë prej organizatës prestigjioze World Justice Project, Kosova është renditur e 54-ta.

Sipas tij, ajo që vlen të përmendet është se Kosova renditet e dyta mes vendeve të rajonit të Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore, duke lënë pas vende të tjera që kanë më shumë vite ekzistencë si shtet dhe e kanë nisur më herët tranzicionin demokratik.

“Një lajm i mirë për Kosovën është renditja e favorshme e Kosovës në raportin e fundit të Indeksimit të Sundimit të Ligjit të sapo nxjerrë prej organizatës prestigjioze World Justice Project.  Ky raport mat performancën e sundimit të ligjit në 128 vende dhe e vendos Kosovën në vendin e 54-ët”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Ai ka shtuar se ky raport mat performancën e sundimit të ligjit në 128 vende dhe e vendos Kosovën në vendin e 54-ët. /arbresh.info

Reagimi i plotë:

Një lajm i mirë për Kosovën është renditja e favorshme e Kosovës në raportin e fundit të Indeksimit të Sundimit të Ligjit të sapo nxjerrë prej organizatës prestigjioze World Justice Project.

Ky raport mat performancën e sundimit të ligjit në 128 vende dhe e vendos Kosovën në vendin e 54-ët.

Ajo që vlen të përmendet është se Kosova renditet e dyta mes vendeve të rajonit të Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore, duke lënë pas vende të tjera që kanë më shumë vite ekzistencë si shtet dhe e kanë nisur më herët tranzicionin demokratik.

Pavarësisht sfidave të jashtëzakonshme të rindërtimit prej shkatërrimeve të luftës, shtet-ndërtimit dhe pengesave në arenën ndërkombëtare, Kosova ka mundur të arrij shumë në shumë pak kohë për sa i përket sundimit të ligjit.

Ky indikator vlen veçanërisht si demantim ndaj atyre zërave nihilist në Kosovë, që mohojnë çdo arritje e progres që ka bërë vendin ynë, e nuk humbasin rast për ta njollosur e dëmtuar pa të drejtë reputacionin e shtetit tonë.

Nuk ka dyshim që Kosova ka ende rrugë të gjatë për të bërë në sundimin e ligjit, mund të eci përpara edhe më shumë në luftën kundër korrupsionit, megjithatë është e ulët që të mohohen sukseset e deritanishme që me aq sakrificë i kemi mundësuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme