Nënkryetari i Komunës së Zveçanit, Lavdim Peci ka folur për gjendjen në këtë komunë pasi janë identifikuar tashmë 33 raste të personave të infektuar me COVID-19.
Sipas Pecit, në Zveçan gjithçka kishte filluar kur në lagjen “Matica”, ku ishte organizuar një dasmë, në një restoran dhe pastaj ishte shpërndarë virusi.
“Deri mbrëmë 33 persona janë të lajmëruar që janë të prekur nga COVID-19. Në tri fshatrat për fat të mirë nuk ka ende asnjë shqiptar të infektuar. Kemi dezinfektuar tri fshatra me zjarrfikësit bashkë”, tha Peci.
Ai tha se janë duke u furnizuar vazhdimisht me ushqim nga Kryqi i Kuq, por sa i përket furnizimit me disa barëra, kanë pasur problem në dy ambulanta të kësaj komune.
“Kryqi i kuq është duke shpërndarë në pjesën veriore, nuk ka mungesë janë duke shpërnda ndihma. Jemi pak keq për disa barëra, dy ambulanta nuk kanë barëra”, tha ai. /Telegrafi/
Kosova U19 fiton ndeshjen e fundit, por nuk mjafton për kual...
Miftaraj: Osmani i tregoi Qeverisë e Kuvendit se s’dinë të h...
“Si nuk po të vjen marre, nuk po të njoh se kush je”, Kevini...
Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të ...
“Trepça” largon përkohësisht dhe një punëtor, mungoi në punë...
“Ftoha marrëdhëniet”, Meta flet në gjykatë për raportin me k...