Me kushtet e bllokimit të vendosura në Mbretërinë e Bashkuar, shumica e rutinave të përditshme të vendit janë ndalur me aktivitete të tilla si blerjet e ushqimeve që mbahen në minimum.
Shqetësimi më i madh në këtë kohë, gjatë shpërthimit të pandemisë, është rritur me faktin nëse sendet ushqimore thelbësore dhe sendet shtëpiake do të mbeten në furnizim të mirë për mënyrën se si të qëndrojmë të sigurt gjatë blerjes.
Deri më tani, njerëzit janë mësuar të marrin masa paraprake siç janë larja e duarve të tyre rregullisht dhe praktikimi i distancimit të sigurt shoqëror, por ende nuk është thënë shumë mbi gjërat e blera, transmeton portal arbresh.info
Sipas faqes së internetit të qeverisë për sigurinë e ushqimit, është “shumë e pamundur” që të mund të infektoheni nga ushqimet.
“COVID-19 është një sëmundje e frymëmarrjes. Nuk besohet që kjo sëmundje të transmetohet nga ushqimi”, thuhet në udhëzimet e qeverisë.
Stephen Baker, një profesor nga Departamenti i Mjekësisë në Universitetin e Kembrixhit, i tha agjencisë së lajmeve AP se koronavirusi mund të mbijetojë në ushqime, por që sikurse në sipërfaqet tjera, pas disa orësh vdes.
“Nuk ka asnjë arsye të mendohet se virusi do të jetë në gjendje të mbijetojë gjatë në ushqim se nëpër sipërfaqet tjera”, tha Baker, duke shtuar se rreziku i paraqitur nga gllabërimi i ushqimit të kontaminuar me sasi të vogla të virusit do të ishte “me të vërtetë i ulët”.
Agjencia e Standardeve të Ushqimit (FSA) shton se gatimi i ushqimit në temperaturën e duhur dhe për kohëzgjatjen e saktë të kohës do të sigurojë që çdo baktere e dëmshme të vritet.
Koronavirusi prish planet e dasmës së Jennifer Lopez
Mjeku gjithashtu ka kujtuar se njerëzit duhet të lajnë duart para se të fillojnë me gatimin dhe duhet të sigurohen që pasijet e kuzhinës dhe sipërfaqja ku do të gatuhet të jenë të pastërta.
Ekspertët bëjnë thirrje që ushqimi i paketuar të pastrohet, por kanë shtuar se frutat dhe perimet nuk duhet të pastrohen më lëngje që mbajnë kimikate.
Ata sugjerojnë që frutat dhe perimet të lahen vetëm me ujë, ndërsa theksojnë se gjatë gatimit, të gjitha bakteriet vriten./arbresh.info/
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën