Qeveria solli Dekret me fuqi ligji për kufizim të pagesës së shtesave dhe kompensimeve të pagave për të punësuarit në sektorin publik gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.
Me këtë dekret me fuqi ligjore rregullohet kufizimi i pagesës së shtesave dhe kompensimeve të pagës për të punësuarit në organet shtetërore, institucionet të cilat kryejnë veprimtari nga sfera e mbrojtjes së fëmijës, mbrojtjes social dhe mbrojtjes së fëmijës, sportit dhe në institucionet të cilët kryejnë punë me interes publik me ligj, ndërsa janë të organizuara si agjenci, fonde, trupa rregullator me autorizim publike të përcaktuara me ligj, institucione publike dhe ndërmarrje publike të themeluara nga Republika e Maqedonisë së Veriut ose nga komunat, nga Qyteti i Shkupit dhe nga komunat në Qytetin e Shkupit dhe shoqëritë aksionare në pronësi të plotë të shtetit, gjatë kohës sa zgjat gjendja e jashtëzakonshme.
Të punësuarit që përfshihen nga ky dekret me fuqi ligji nuk iu paguhen shtesa dhe kompensime të pagave sipas ligjit dhe marrëveshjes kolektive, gjatë kohës sa zgjat gjendja e jashtëzakonshme.
Dispozitat nga ky dekret me fuqi ligji nuk kanë të bëjnë me personalin mjekësor dhe ndihmës-teknik në institucionet publike shëndetësore, pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. /Telegrafi/
Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja ...
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...