Qyteti i Ukrainës përgatit varret për viktimat e Covid-19, rritet paniku te qytetarët

08:52 | 8 Prill 2020
Trina Galanxhi

Autoritetet në qytetin lindor të Dnipro të Ukrainës kanë shpërqendruar mendjen e qytetarëve, pasi kanë filluar përgatitjen e më shumë se 600 varreve për viktimat që parashikohen të humbasin jetën gjatë koronavirusit.

Zëdhënsja e kryetarit të bashkisë Dnipro, Yulia Vitvitska tha për AFP se qyteti kishte gërmuar 615 varre dhe kishte përgatitur çanta trupash në përgatitje për vdekjet e Covid-19, transmeton portal arbresh.info

Të paktën 100 parcela të reja mund të shiheshin në një fushë të madhe të rrethuar me pyje në një varrezë të veshur me kryqe ortodokse jashtë qytetit.

Ukraina ka konfirmuar 1,462 raste koronavirus dhe 45 vdekje, sipas statistikave zyrtare, ndërkaq qyteti Dnipro ka raporuar 13 infeksione dhe asnjë vdekje.

“Ne po përgatitemi për më të keqen,” tha kryetari Boriz Filatov në faqen e tij në Facebook javën e kaluar.

Filatov tha që punëtorët mjekësorë do të ndalohen të kryejnë autopsi mbi ata që besohet të kenë vdekur nga virusi.

Në vend të kësaj, pacientët që vdesin do të vendosen në qese trupash të vulosura dhe do të varrosen në arkivole të mbyllura pasi të dezinfektohen, tha ai.

Ivan Krasikov, një aktivist lokal, tha se komentet e kryetarit të bashkisë kishin ngjallur ankth në mesin e banorëve.

“E gjithë kjo ka ngjallur vetëm panikë”, tha ai.

Por Yan Valetov, një shkrimtar 56-vjeçar nga Dnipro, tha se kryetari i bashkisë “bëri lëvizjen e duhur psikologjike”, e cila do t’i inkurajojë banorët të jenë më të kujdesshëm.

Vendi i ish Bashkimit Sovjetik me 40 milionë banorë, ka vetëm 3,900 ventilatorë, numër për të cilin Ministria e Shëndetësisë ka thënë se nuk është e mjaftueshme nëse rastet nga koronavirusi fillojnë dhe shtohen. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme