Rreth 200 familje në nevojë në komunën e Podujevës do të duhet të presin edhe pak për të marrë pakot ushqimore nga komuna.
Kjo pasi tenderi i hapur ditë më parë është anuluar, shkruan arbresh.info.
Në njoftim e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se kompania që i ishte përgjigjur ofertës ishte tërhequr me arsyetimin se nuk ka miell në treg.
“Në këtë procedurë kemi dërguar tre ftesa tek OE, prej të cilave vetëm njëra është përgjigjur me ofertë, mirëpo pas publikimit të njoftimit për dhënie të kontratës, OE është tërhequr përmes një emaili me arsyetimin se disa nga artikujt e në veçanti miell nuk ka në treg dhe si rrjedhoje e kësaj nuk mund ta bej furnizimin”, thuhet në njoftim.
E këtë për arbresh.info e ka konfirmuar edhe nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari.
Ai ka thënë se tenderin do ta shpallin prapë me procedura të shkurtuara.
“Bëhet fjalë për procedurën e parë të 10 mijë eurove, është anuluar sepse nuk ka pas operator të përgjegjshëm por ne do të shkojmë me procedura të shkurtuara dhe besoj se dy ditëve gjithçka do të jetë në rregull”, ka thënë ai.
Rudari ka treguar se çfarë do të përfshinë këto pako.
“Qysh e vlerësojnë edhe Komisioni që është në kuadër të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie sociale, çka shkojnë vaj, makarona, pako higjienike këto ushqimet bazike dhe një thes miell”, ka shtuar ai.
Nënkryetari i Podujevës ka thënë gjithashtu se edhe me buxhetin e ndarë nga Kuvendi Komunal do të mbulojnë nevojat e të gjithë nevojtarëve në komunë.
“Varet edhe nga çmimi i pakos, ne kemi menduar që me këto 10 mijë euro të përfshihen së paku 200 familje por tash kemi buxhet shtesë, Kuvendi Komunal ka ndarë edhe 125 mijë euro dhe tani do të arrijmë shumicën për të mos thënë të gjitha qytetarët që kanë nevojë”, ka përfunduar ai.
Ndryshe më 3 prill në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik t ishte bërë publik njoftimi për dhënie të kontrates.
Operatori Ekonomik i vetëm që kishte dërguar ofertën e që ishte shpallur fitues ishte ” N.T.P. ” A& B Market ” nga Prishtina.
Ky OP kishte ofruar çmimin prej 9.998,00 euro.
Ndryshe më 24 mars komuna e Podujevës kishte ndarë 10 mijë euro për të siguruar pako ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë, pas gjendjes së krijuar nga përhapja e koronavirusit.
Këtë vendim e kishte marrë nënkryetari i Komunës së të Podujevës, Nexhmi Rudari.
“Me qëllim që t’u dalim në ndihmë familjeve në nevojë, si pasojë e gjendjes së krijuar pas shfaqjes së pandemisë COVID-19, sot kam marr vendim që Komuna të ndajë 10 mijë euro për të siguruar pako ushqimore dhe higjienike. Kjo është një përpjekje e përbashkët dhe me këtë rast i falënderoj të gjithë ata donatorë vullnetmirë, të cilët po na ndihmojnë në përballimin e kësaj sfide”, kishte thënë nënkryetari Rudari.
E më 2 prill, Kuvendi i Komunës i Podujevës, në një mbledhjen e jashtëzakonshme, lidhur me masat për parandalimin dhe luftimin e Coronavirusit COVID-19, ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në shumë 125,000 euro, ndihmë qytetarëve në nevojë me pako ushqimore dhe higjienike.
Kujtojmë që nga 15 marsi, tri fshatra në komunën e Podujevës, Dumnicë e Poshtme, Dumnicë e Epërme dhe Llaushë ishin futur në karantin për të parandaluar përhapjen e COVID-19 pasi një banore e kësaj ane kishte rezultuar pozitive me këtë virus. /arbresh.info/
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...