Një vendim i organit të përkohshëm të institucioneve paralele të Komunës së Veriut të bazuar në Qeverinë e Serbisë është duke u zbatuar nga serbët që jetojnë në komunat serbe të Kosovës.
Vendimi i lëshuar nga Serbia cakton masat parandalues për të luftuar përhapjen e virusit COVID-19. (Shih dokumentin në fund të tekstit)
Për këtë dokument, arbresh.info ka kontaktuar Ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal të cilët kanë kërkuar të kontaktojmë Zyrën e Kryeministrit.
“Lidhur me pyetjet e parashtruara nga ana juaj, ju lutem t’i adresoni në Zyrën e Kryeministrit”, thonë nga zyra për media e MAPL-së.
Zëdhënësi për media nga zyra e kryeministrit nuk ka qenë i qasshëm.
Portali arbesh.info ka kontaktuar zëvendëskryeministrin e Kosovës, Haki Abazi.
Ai ka thënë shkurt së nuk është në dijeni për këtë dokument duke shtuar se i vetmi vendim nga Qeveria e Kosovës është për futjen në karantinë të dy komunave serbe.
Abazi, për më shumë informacione, ka udhëzuar që të kontaktohet zëdhënësi Përparim Kryeziu, por pavarësisht përpjekjeve të përsëritura, ai nuk ju ka përgjigjur thirrjeve dhe mesazheve të portalit arbresh.info.
Drejtori i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, ka thënë për portalin arbresh se në komunat në veri të Kosovës janë duke u zbatuar të dy vendimet si ai i qeverisë së Serbisë ashtu edhe i Kosovës.
“Te gjitha komunat ne veri te Kosovës veprojnë dhe janë duke i zbatuar dy vendimet për masa si të qeverisës së Kosovë po ashtu edhe të Serbisë”.
Sheholli tregon se aktivistët e IAMN-së kanë parë nga afër që nuk ka qarkullim të qytetarëve pas orës 17:00 siç është e caktuar në vendimin e qeverisë së Kosovës për të kufizuar lëvizjen e qytetarëve.
“Aktivistët e IAMN-s në veri na kanë informuar neve në qeder në Prishtinë që lëvizje të qytetarëve nuk ka pas orës 17:00. Por edhe para se te vendoset kjo masë nga qeveria e Kosovës ata kanë zbatuar edhe vendimin e qeverisë së Serbinë për orë policore që të mos lëvizin nga ora 8 e mbrëmje”, ka thënë Sheholli./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...