Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ka prezantuar planin e qeverisë së tij për të ashtuquajturën Fazën 2 të menaxhimit të COVID-19 në vendin e tij.
‘Faza 2’ do të jetë në dy hapa: e para do të kishte të bënte me hapjen e vogël për aktivitetet e prodhimit, ndërsa e dyta do të përfshinte një rimodulim të masave për zhvendosje dhe dalje të personave, sipas samitit të zhvilluar mes kryeministrit Conte dhe teknikëve, në funksion të afatit, në funksion të skadimit të masave të kontrollit, më 13 prill.
Nga spitalet Covid deri tek forcimi i shëndetit në të gjithë vendin, janë disa ndër masat e fazës 2 të cilat u diskutuan, siç mësojmë, në takimin e kësaj pasdite midis kryeministrit Giuseppe Conte, ministrave dhe Komitetit Shkencor Teknik.
”Në takim, u ra dakord të garantohen disa pika fikse se kur do të fillojnë rihapjet, duke filluar nga zbatimi rigoroz të distancimit. Sa i përket testeve sierologjike dhe tamponëve, do të nevojiten linja të qarta”, njoftojnë burimet qeveritare, nga komiteti shkencor dhe teknik.
“Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm për fazën 2: nëse bëjmë një gabim, do të kthehemi në bllokim dhe do të rifillojmë nga e para “, theksoi ministri i Jashtëm Luigi Di Maio./medial/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...