Google ADS

Haki Abazi: Vjosa Osmani është një patriote, intelektuale dhe një grua e hekurt

23:51 | 7 Prill 2020
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri Haki Abazi nga LVV, nuk ka kursyer epitetet e fjalët e mëdha për kryeparlamentaren dhe nënkryetaren e LDK-së, Vjosa Osmanin.

Abazi, përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur Vjosa Osmanin një patriote, intelektuale dhe një grua e hekurt, që tejkalon përmasat partiake.

“Vjosa Osmani- është një patriote, intelektuale dhe një grua e hekurt që tejkalon përmasat partiake dhe arrinë të lidhë vizionin e Rugovës me atë që Kosova dhe qytetarët e saj duan dhe e meritojnë”, ka shkruar Abazi.

Ky reagim i Abazit vjen pas një interviste të nënkryetares së LDK-së dhënë sonte në një televizion, ku ajo ka folur për koalicionin qeverisës me LVV-në dhe nuk ka kursyer njerëzit në krye të partisë së saj, për prishjen e koalicionit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme