Shtatë raste të reja me koronavirus në Vushtrri

23:33 | 7 Prill 2020
Arbresh.info

Janë shënuar shtatë raste të reja me Covid-19 që janë me vendbanim në Vushtrri.

Në 259 mostra të testuara sot marrë nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjithsej nëntëmbëdhjetë (19) prej tyre kanë rezultuar pozitive (në tre turne testimi), raporton arbresh.info.

Rastet pozitive janë raste kontakti, shtatë (7) prej tyre me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri, tre (3) me vendbanim në Prishtinë, dy (2) me vendbanim në Senik-Malishevë dhe me nga një (1) rast nga vendbanimet në Llashkadrenovc-Malishevë, Sazli-Ferizaj, Ujmir-Klinë, Gjakovë, Gjilan, Topanicë- Kamenicë dhe Vushtrri.

Tani numri i përgjithshëm i të prekurve nga Komuna  e Vushtrrisë është 16, kurse në nivel vendi 189.

Në Kosovë janë shënuar katër viktima deri tani./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme