Pipero: 28 ditë vazhdon periudha e fshehtë e Covid-19, ka raste deri në 37 ditë, por është një përjashtim

22:51 | 7 Prill 2020
Arbresh.info

Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero shprehet se kujdesi ndaj pandemisë Covid-19, nuk është kurrë e tepërt derisa të përfundojë.

Në TV Ora, Pipero tha se duhen 28 ditë që të negativizohet Covid-19, ndërsa rastet më të gjata se ky fash kohor, janë përjashtime, sqaron Pipero.

Pipero: Përvoja në vendet e tjera ka dëshmuar se ky virus ka një periudhë intubimi mesatarisht 2-7 ditë, por varion deri në 12 ditë të sakta. Prandaj është vlerësuar periudha 14 ditë periudha në të cilët një person mund të jetë i infektuar, nuk ka shenja, por është kontaminues.

Një person që ka simptoma, mjekohet dhe të trajtohet për 14 ditë dhe më pas t’i bëhet një tampon. Më pas duhet të rrijë edhe 14 ditë të tjera në shtëpi, e t’i bëhet një tampon tjetër. 1 në 28 ditë vazhdon periudha e fshehtë e sëmundjes, deri në negativizimin e saj. Ka pasur raste si ky i gazetarit italian që kanë zgjatur deri në 37 ditë, por ky është një përjashtim, jo një rregull.

Derisa pandemia të quhet e përfunduar, kujdesi nuk është asnjëherë i tepërt. Dua të ritheksoj, se kjo pandemi sipas studimeve, duhet që nga dita e parë, nga rasti e parë, minimumi 3 muaj që të quhet e kaluar, por që vendi të quhet i pastër, duhet edhe një muaj pas rastit të fundit. Prandaj kam thënë që duhen minimalisht 4 muaj nga rasti i parë. Pra, për tu çliruar nga epidemia, duhet që të mos ketë asnjë rast nga rasti i fundit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme