Agjenti i Allan, Claudio Vaghegghi ka thënë se Napoli ka refuzuar mundësinë që klienti i tij të transferohet te PSG.
Për brazilianin kishte spekulime të ndryshme, por vetëm PSG ka bërë ofertë zyrtare, transmeton portali arbresh.info.
Kështu ka thënë Vagheggi i cili ka pranuar se kjo e ka zemëruar lojtarin, ngase ka dëshirën për të luajtur në “Parkun e Princave”.
“Kur Napoli refuzoi ofertën e PSG-së, është natyrale të jesh i zemëruar me të gjithë”.
“Ai dhe klubi janë duke u munduar të gjejnë zgjidhje që iu përshtatet të gjithëve. Nuk e di si janë gjërat mes Allan dhe Napoli-t. por jam i sigurt se do bëjnë më të mirën. Është profesionist i madh”, deklaroi ai.
Pos PSG-së, thuhet se edhe Everton e Arsenal kanë interesim për mesfushorin./arbresh.info.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...