Arsenal mund ta humbasë yllin e skuadrës, Pierre-Emerick Aubameyang për vetëm 31 milionë euro.
Sulmuesi me prejardhje nga Gaboni nuk e ka vazhduar kontratën për shkak se dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Në mënyrë që Aubameyang të mos largohet nga “Emirates” si lojtar i lirë, Arsenal preferon ta shesë gjatë afatit veror.
Sipas Gazzetta dello Sport, për shkak të koronavirusit vlera e Aubemeyang që ishte 44 milionë euro është reduktuar në 31 milionë euro.
Barcelona dhe Real Madrid janë dy skuadrat favorite për shërbimet e Aubameyang, por thuhet se lojtari preferon “Los Blancos” për shkak të premtimit që i ka bërë gjyshit të tij më herët.
Aubameyang për “Topçinjtë” ka shënuar 61 gola në 97 paraqitje në të gjitha garat./arbresh.info.
BQK dhe BERZH nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi lidhur me ...
Saipi pjesë e formacionit të javës në Ligën e Konferencës
Fituesja iraniane e Nobelit Narges Mohammadi dënohet me gjas...
Veliaj zëvendëson 12 drejtues të Bashkisë së Tiranës, ndrysh...
Vrasja e një polici në Bosnje cilësohet si terrorizëm
PKK merr përgjegjësinë për sulmin terrorist në Turqi