Google ADS

Kastrati dhuron 100 pako ushqimore dhe 100 thasë miell për familjet në nevojë në Fushë-Kosovë

20:14 | 7 Prill 2020
Arbresh.info

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha priti sot në takim humanistin Halil Kastratin i cili dhuroi 100 pako ushqimore dhe 100 thasë miell për familjet me kushte të vështira ekonomike.

Shtabi Emergjent falënderon edhe “PETROL COMPANY” e cila kontribuoj në këtë kontigjent me 50 pako ushqimore dhe 50 thasë miell.

Njoftimi i plotë i Komunës së Fushë Kosovës: 

Kryetari i Komunës z.Burim Berisha priti humanistin z.Halil Kastrati 

Kryetari i Komunës z.Burim Berisha priti sot në takim z.Halil Kastratin, humanistin e madh shqiptar i cili udhëheq shoqatën “Jetimat e Ballkanit” e i cili dhuroi 100 pako ushqimore dhe 100 thasë miell për familjet me kushte të vështira ekonomike.

Në vazhdim Kryetari i Komunës e njoftoi për sfidat me të cilat po ballafaqohet niveli i institucioneve lokale lidhur me masat mbrojtëse dhe parandaluese kundër COVID-19, gjithashtu u diskutua edhe statusi ekonomik i familjeve dhe në këtë rast ky donacion do tu shkoj në ndihmë familjeve nevojtare.

Shtabi Emergjent falënderon edhe “PETROL COMPANY” e cila kontribuoj në këtë kontigjent me 50 pako ushqimore dhe 50 thasë miell.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme