Google ADS

Dy gjigantët londinez në garë për Jerome Boateng

18:30 | 7 Prill 2020
Arbresh Info

Chelsea dhe Arsenal janë të interesuar për mbrojtësin e Barcelonës, Jerome Boateng.

31-vjeçari ishte i lidhur me largimin nga “Allianz Arena” në afatin e janarit, por rikthimi në formacionin e parë nën urdhrat e trajnerit, Hans-Dieter Flick bëri që të qëndrojë deri në fund të sezonit, transmeton portali arbresh.info.

Arsenal kishte interesim për Boateng në janar dhe ky interesim vazhdon, por  garës i është bashkuar edhe rivali londinez, Chelsea.

Sipas Bild, dy klubet e mëdha angleze janë duke provuar që në verë ta transferojnë Boateng, por nuk dihet se sa do të kushtoi çmimi i tij, ngase më herët “Bavarezët” nuk e kanë vendosur në shitje.

Kontrata momentale e Boateng skadon në verë të vitit 2021./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme